Detajet e fundit për vdekjen e policit Xhemajl Muja

Pasditën e së shtunës, pjesëtari i Policisë së Kosovës, Xhemajl Muja është gjetur i vdekur në fshatin e tij, Gradicë.

Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar ndërsa policia i është përgjigjur rastit për ta hetuar.

Në raportin 24 orësh të policisë dërguar mediave kjo vdekje ende konsiderohet e dyshimtë, transmeton DrenicaOnline.

“Gradicë, Drenas 30.04.2022-16:55. Raportohet se është gjetur trupi i viktimës mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Viktima ishte pjesëtar i PK-së. Në vend ngjarje kanë dal njësitet përkatëse. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në obduksion’, thuhet në raportin e policisë.

Rikujtojmë se Muja ka qenë edhe ushtar i dalluar në UÇK ndërsa së fundi ka vuajtur nga një sëmundje.

/DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë