Arrestohet një person në Drenas, policia jep detaje

Të shtunën rreth orës 10:00, policia ka arrestuar një person në Drenas pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën.
Sipas policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, shkruan DrenicaOnline.
Në raportin e policisë thuhet: Gllogoc, 30.04.2022-10:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.
.
.