Aksident trafiku afër Skenderajt, rrokulliset vetura ka persona të lënduar

Dje rreth orës 17:00, një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Llaushë të Skenderajt.
Policia njofton se shoferi nga pakujdesia ka dalë jashtë rrugës dhe është rrokullisur.
Nga ky vetaksident kanë pësuar lëndime trupore shoferi dhe pasagjeri, ndërsa janë shkaktuar edhe dëme materiale.
Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe më pas janë liruar në shtëpi.