Kush po deponon para false në Drenas

Një zyrtar i një banke në Drenas ka raportuar në polici se nga një klient është deponuar një kartëmonedhe prej 500€ e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.
Rasti është raportuar të premten rreth orës 14:00, shkruan DrenicaOnline.
Kartëmonedha është konfiskuar për ekzaminim.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse të policisë.
Edhe para disa dite janë raportuar raste të tilla në Drenas.
/DrenicaOnline/