Komuna del me njoftim në lidhje me shujtat e punëtorëve të arsimit

Njoftim nga komuna e Skenderajt:
Me shqetësim sot kemi pranuar listat e pagave nga Thesari në Ministrinë e Financave, por pa shtesat e shujtave për punëtorët arsimor, të cilat nuk janë ekzekutuar.
Komuna e Skenderajt me kohë i ka përcjellur listat e pagesave për mbi 800 punëtorë arsimor por të njëjtat nuk janë ekzekutuar në llogaritë e punëtorëve nga ana e Thesarit.
Është e habitshme se si në këtë kohë krize me ngritje të çmimeve por edhe për shkak të festës së Fitër Bajramit, Thesari i shtetit nuk i ka ekzekutuar pagesat të cilat ju takojnë punëtorëve arsimor!
.
.