Drenicaku Qendrim Asllanaj në mesin e ushatarëve më të mirë në garën ndërkombëtare

Gara “Ushtari më i mirë 2022” është përbyllur sot me një ceremoni që u mbajt në kazermën “Adem Jashari”.

Pjesë e kësaj gare ishin edhe ushtarë nga Amerika, Turqia, Kroacia, Kanadaja dhe Maqedonia e Veriut.

Tre ushtarët më të mirë të Forcës së Sigurisë së Kosovës ishin: në vendin e parë Haxhi Krasniqi, në vendin e dytë Eidon Mulaku dhe në vendin e tretë, drenicaku Qendrim Asllanaj.

Tre ushtarët më të mirë ndërkombëtar ishin: në vendin e parë Simon Bais nga Kanadaja, vendin e dytë Jaron Springer nga Amerika dhe Oliver Veret nga Turqia në vendin e tretë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë