23 vjetori i rënies së 40 dëshmorëve dhe mbi 275 martirëve, kjo është agjenda e homazheve

Me rastin e 23 vjetorit të rënies së heroit të kombit Ilaz Kodra, 40 dëshmorëve dhe mbi 275 martirëve, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci së bashku me stafin, nesër (30.04.2022) do të bëjnë homazhe në sheshin “Fehmi Lladrovci” te shtatorja e Ilaz Kodres, Morinë, Shtuticë, Verbovc dhe në lagjen Gashani në Terstenik.
Agjenda e homazheve:
– Pranë shtatorës “Ilaz Kodra” në shesh, 09:45
– Në kompleksin memorial në Marinë, ora 10:30
– Shtuticë, ora 11:00
– Verbovc, te Lapidari 11:20, dhe në Vendvarrezat 11:40
– Terstenik, Lagjja Gashani, 12:00.
Lavdi gjithë martirëve, dëshmorëve dhe heronjve të kombit!