Kërkesë për rreth-rrotullim të ri në rrugën Drenas-Skenderaj

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka njoftuar se i ka bërë kërkesë zyrtare Ministrisë së Infrastrukturës, për marrje të pëlqimit, lidhur me realizimin e projekteve për 5 rreth-rrotullime.

Kryetari Nura ka njoftuar gjithashtu edhe për vendet ku do të ndërtohen rreth-rrotullimet.

Fjala, sipas tij, është për kryqëzimin Skenderaj-Drenas-Vushtrri në Polac, në Gofile, në rrugën Skenderaj-Klinë, përkatësisht në kryqëzimin që lidhen Turiqeci e Buroja, brenda fshatit Polac te rruga e Xhamisë, si dhe në Lagjen VI.

Për rreth-rrotullimin e Lagjes VI, ka thënë se banorëve të kësaj lagjeje do t’u ofrohet qasje e lehtë dhe e shpejtë në rrugë, të cilët, për t’u kyçur në rrugën kryesore, kanë qenë të detyruar të bëjnë kilometra rrugë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë