Grabitje në Terpezë të Malishevës, ngjarje si në filmat aksion

Një shtetas i Turqisë ka raportuar se derisa ishte duke udhëtuar me veturë, në Terpezë të Malishevës, është ndaluar nga dy të dyshuar të panjohur.

Njëri prej tyre ishte prezantuar si polic dhe gjatë kontrollit të veturës, i kanë marrë një çantë në të cilën kishte një shumë të konsiderueshme parash, telefonin dhe janë larguar në drejtim të panjohur, shkruan DrenicaOnline.

Lidhur me rastin e ndodhur të merkuren rreth orës 21:00 është njoftuar prokurori.

Rasti tani është nën hetime./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë