Nis realizimi i një numri të madh të projekteve infrastrukturore

Me përmirësimin e kushteve klimatike në vend, Komuna e Skenderajt ka nisur realizimin e një numri të madh të projekteve infrastrukturore në dobi të interesit qytetar.
Në këtë mënyrë, po vazhdojnë punimet e realizimit të projektit për rinovimin e objektit të Gjimnazit “Hamëz Jashari”, ndërkohë që e tërë puna po zhvillohet sipas paramasave të kontraktuara dhe specifikave teknike, ku ky tempull i dijes do të transformohet në një objekt modern, të izoluar, efeçient dhe pamje bashkëkohore, si nga brenda ashtu dhe nga jashtë.
Edhe në fshatin Tushilë po realizohet projekti i rrjetit të kanalizimit fekal, ashtu siç është planifikuar më herët.
Kompania e kontraktuar po vazhdon punimet sipas kushteve të kontratës, ndërkohë që Tushila do të jetë e kyçur në rrjetin e kanalizimit fekal.
Ndërkaq, në anën tjetër, për shkak të reshjeve atmosferike dhe dëmtimeve të rrugës në Lagjen “Dushkolli” në Prekaz, disa shtëpi kishin mbetur po thuajse të mbyllura. Për të zgjidhur këtë problem, është duke u realizuar projekti për rregullimin e murit mbrojtës, për të evituar problemet e mundshme në këtë lagje.
Drejtori për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, Driton Mulaj, ka thënë se këto punime po zhvillohen sipas planifikimeve që Komuna e Skenderajt ka bërë për t’i zgjidhur problemet e qytetarëve.
Ndërkohë që janë duke u përgatitur një sërë projektesh të tjera, të cilat së shpejti do të shihet fillimi i tyre.