Kështu duken aktualisht stacionet e trenit në Kosovë, fotografi kosovar sjell pamje

Fotografi kosovar, Bujar Gashi, ka publikuar disa fotografi të stacioneve të trenit që gjenden nga Prishtina e deri në Pejë, raporton Express.

Ai ka treguar se disa prej këtyre stacioneve janë në gjendje jo të mirë.

Atij thotë t’i ketë pëlqyer ai i fshatit Bardh, për të cilin thotë se dukej në gjendje shumë të mirë.

“Nga Prishtina në Pejë ka 20 stacione treni. Disa prej tyre janë shumë simpatik, ndërsa shumica janë në gjendje jo të mire. Në vazhdim do ti postoj disa nga më të bukurit dhe disa nga më interesantet. Më pëlqen shumë ai i fshatit Bardh, më duket në gjendje shumë të mirë, nuk ndaluam ta shikojmë nga brenda, por kam përshtypjen se edhe brenda është i bukur!”, ka shkruar Gashi.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë