Isa Xhemajlaj publikon një dokument të rrallë të rojës serbe në Gllogovc

Me rastin e Ditës së të zhdukurve, Isa Xhemajlaj ka publikuar një dokument- regjistër të rojës serbe në Gllogovc.
Sipas tij, këtu janë emrat e një pjese të paramilitarëve serb që mund të jenë të përfshirë në masakrën e Poklekut dhe Çikatovës, shkruan DrenicaOnline.
“Kjo është lista e rojës së paramilitarëve Serb që e kam gjetë me 14 Qershor 1999, kur me disa pjestarë të UÇK-së kemi hyrë në Gllogovc, ndërsa forcat Serbe ende ishin rreth 500 metra larg neve. Kjo listë me këta emra të ndrrimit të rojës të datës 12 Prill 1999 është gjetë në objektin e Policisë dhe mund ti shërbejë kujtëdo që merret me zbardhjen e krimeve serbe”, ka shkruar Xhemajlaj në profilin e tij në Facebook.
Ai thotë se këta janë emrat e paramilitarëve që mund të dërgojnë në identifikimin e kriminelëve që ato ditë Prilli kryen masakra në Poklek dhe Çikatovë./DrenicaOnline/