Aktivizohet sërish Mulliri i Gani Sylës në Kishnarekë (Video)

Mulliri i Gani Sylës, në Kishnarekë të Drenasit është aktivizuar sërish. Sjellja e çarkut dhe rrotës ka ngjallë nostalgjinë e banorëve përreth.
Tradita në këtë mulli u rikthye pas shumë viteve dhe u mirëprit nga banorët, shkruam DrenicaOnline.com.
Lajmin për aktivizimin e mullirit të ujit e ka dhënë Ismail Syla, vëllai i Ganiut.
“Më në fund rifilloi sjellja e çarkut dhe rrotës”, ka shkruar Syla sipër videos së postuar.
Rikujtojmë se Drenasi ka shumë asete të trashëgimisë kulturore-historike, materiale dhe shpirtërore të cilat veçohen për nga vlera, cilësitë dhe karakteristikat.
E në mesin e këtyre aseteve është edhe Mulliri i Gani Sylës, i cili gjendet në mes të fshatit Kishnarekë dhe i përket shekullit XIX./DrenicaOnline.com/