Nxënësit e shkollës “Arif Shala”, vizitojnë Komunën e Drenasit

Sot, nxënësit e klasës III-1 kanë vizituar Komunën e Drenasit, ku janë njohur me gjerësisht lidhur me punën e ekzekutivit dhe legjislativit komunal.

Nxënësit e kësaj shkolle u pritën ngrohtësisht nga Nënkryetari i Komunës, Arben Shala i cili ka njoftuar nxënësit për punët e ekzekutivit komunal, ndërsa Drejtori i Arsimit, Muhamet Gjoka, u është përgjigjur pyetjeve të parashtruara nga nxënësit.

Nxënësit janë pritur edhe nga Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport Laureta Thaçi, Udhëheqësi i Zyrës për Komunikim me Publikun, Bekim Dobra dhe Shefja e Sekretarisë së Kuvendit, Zahrie Podrimqaku-Subashi.

Nxënësit patën rastin t‘a vizitojnë për së afërmi ambientin e punës së Komunës së Drenasit dhe Kuvendin, ata bënë pyetje të ndryshme të cilave u dhanë përgjigje nikoqirët.

Nxënësit ishin në përkujdesin e mësimdhënëses Aida Dobra dhe drejtorit Murtez Shala.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë