Edhe ky fshat i Drenicës kyçet në rrjetin e ujësjellësit

Kanë përfunduar punimet në kuadër të projektit për kyçje individuale të shtëpive në rrjetin e ujësjellësit, të shtëpive në lagjet e fshatit Plluzhinë.

Për të parë nga afër procesin, në terren kanë dal kryetari i Komunës, Fadil Nura dhe drejtori për Shërbime Publike, Alban Shala.

Kryetari Nura është ndarë kënaqur me punimet dhe përfundimin e tyre, ku projekti në fjalë përfshinë kycjet e shtëpive në fshatrat Likoc, Makërmal, Ticë, Plluzhinë dhe Rezallë.
Brenda pak ditësh pritet edhe testimi i furnizimit me ujë, për çka kryetari Nura ka bërë thirrje të që ai të shfrytëzohet sa më racional.

Ky projekt është bashkëfinancim i Komunës së Skenderajt dhe CDI-s zvicerane.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë