Aksident trafiku në Negroc të Drenasit [Foto]

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditën e së hënës në Negroc të Drenasit, raporton DrenicaOnline.
Skaj rrugës Arllat-Negroc shihet një veturë e aksidentuar dhe aty pranë edhe policia e cila është marrë me rastin.
Përveç dëmeve materiale nuk dihet nëse ka të lënduar.
Vlen të ceket se nuk është hera e parë që në këtë kthesë ndodhin aksidente.
/DrenicaOnline/