U varros në vendlindje i riu nga Drenasi, Ylber Mehmeti që humbi jetën në aksident trafiku më 16 prill në Suedi

I riu nga Drenasi Ylber Mehmeti ka humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur me 16 prill në Suedi.

Ai është varrosur në vendlindje.

Për të ka shkruar Shemsi Elezi, i cili e ka pasur kusheri dhe e kujton me mall.

Postimi i Elezit:

Sot ishte një ditë e dhimbshme për lagjen tonë.
Mërgimtari, kojshiu ynë Ylberi me qëndrim në Suedi, ndrroi jetë me 16 Prill pas një aksidenti në trafik.
Ylber Enver Mehmeti tash posa kishte mbush 42 vjet, koha kur ai mërgoi me prindin e tij ishte e zymtë dhe nuk kishim një jetë normale.
Ishim nën okupim viti 1992/93 kur Ylberi ishte vetëm 12 vjeçar.
Më shumë jetë në mërgim por gjithmonë me mendjen prej vendit ku kishte lind.
Ylberit babai Enveri i kishte ndërruar jetë para pak muajsh e humbja e prindit për Ylberin ishte shumë e madhe.
E kujtoj si fëmijë para se të merrte udhën e mërgimit ishte një djal shumë i urtë dhe i dashur. Ditët sa ishim në të pamen e prindit të tij ishte ashtu siq e njihnim i afërt e i dashur për të gjithë ne.

Ylberi meqë ishte martuar dikun në moshën 20 vjeçare fëmijët e tij ishin rritur, djali i madh 22 vjeçar e poashtu edhe vajza dhe djali tjetër 15 16 vjeç.
Një kojshi i mirë është një e mirë e madhe për gjithë lagjen.

Famijes Mehmeti u shprehu ngushëllimet më të sinçerta për humbjen e më të dashurit të tyre, e Ylberin Zoti e shpërbleftë me Xhenet!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë