Meçi i boksit Fury-Whyte, këtu mund ta shihni live

Po nis dueli i madh në boksin profesionist, meç ky që vjen ekskluzivisht në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Kampioni në fuqi i Federatës WBC Tyson Fury duket gati për mbrojtjen e dytë të titullit të fituar 26 muaj më parë në Nevada ndaj boksierit të mirënjohur nga Shtetet e Bashkuara Deontay Wilder.
Kjo ndeshje ka zgjuar interesim të jashtëzakonshëm në gjithë planetin derisa plot 94 mijë tifozë do të jenë në “Wembley” aty ku edhe do të zhvillohet meçi.
Në anën tjetër miliona njerëz do ta ndjekin përmes ekraneve televizive, derisa transmetimi i drejtpërdrejtë do të jetë pothuaj në çdo shtet të Evropës.
Adhuruesit e boksit në Kosovë këtë ndeshje të madhe do të kenë mundësi ta shohin në RTK, duel që nis në orën 23:00.
Kësaj ngjarje të madhe sportive, do t’i paraprijë emisioni special në studion me analistët Artan Vërbica dhe Kreshnik Shala, emision që nis në orën 21:00, derisa superdueli i mbrëmjes mes Fury-Wyhte vjen në orën 23:00 me komentim të Artan Muhaxhirit.