Aksident i rëndë në rrugën Magure-Lipjan, dy vetura bëhen ‘llom’

Një aksident në komunikacion ka ndodhur sot në fshatin Torinë në komunën e Lipjanit.

Sipas pamjeve të publikuara, në aksident janë përfshirë dy vetura, teksa shihet se në vendngjarje kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës dhe ekipet mjekësore.

Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar.

Front Online ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë informacione lidhur me rastin, mirëpo deri tani nuk ka marrë përgjigje.

Front Online do t’iu mbajë të informuar.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë