Përurohet objekti në Aqarevë që ka shërbyer gjatë luftës si punëtori për prodhimin e pajisjeve luftarake

Në fshatin Açarevë të komunës së Skenderajt, sot, në prani të një numri të madh pjesëmarrësish, është përuruar objekti, pronë e Tafë Tahirit, që kishte shërbyer si punëtori gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku Bekim Berisha – Abeja, në bashkëpunim me punëtorët teknik Hazir Tahiri, Sejdi Desku e Fazli Jashari, kishin prodhuar mina kundër tankut dhe pajisje të tjera ushtarake si granata dore, etj.

Kryetari i Komunës, Fadil Nura, në fjalimin e tij, ka thënë se ndihet i privilegjuar të ndodhet në një shënim kaq të rëndësishëm si ky i sotëm, ku po përurohet një objekt që ka shërbyer gjatë luftës si punëtori për prodhimin e pajisjeve luftarake.

Ndërkaq, Dibran Fylli, ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka folur për historikun e ngjarjes, ndërsa ka spikatur disa nga aksionet dhe aktivitetet ushtarake të luftës së Kosovës.

Në fund të këtij shënimi, janë ndarë edhe mirënjohje për disa nga pjesëmarrësit, për kontributin e dhënë në përurimin e kësaj punëtorie.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë