Kush ishte Brahim Nura? Dëshmori nga Drenica që sakrifikoi gjithçka për çlirim të vendit

Shkruan: Jakup Nura (bashkëluftëtari i Adem Jasharit)

Në përfundim të luftës së dytë botërore, ende pa u shuar flakët dhe tymi nëpër shtëpitë e djegura të Drenicës nga lufta shfarosëse, në një Familje Atdhetare të piketuar nga regjimi si “reakcionare  e kullake” më 04.03.1945, u lind Brahim A. Nura një trim dhe atdhetar i madh.

Brahimi si fëmijë e kishte nisur shkollën fillore në Fshatin Beçiq, në të cilën shkollë gravitonin nxënësitë e dhjetë fshatrave të rrethit, Ai ishte i zgjuar dhe i shkathtë, gjithashtu në mësime ishte i shkelqyer, ndërsa shquhej me talentin e tij të lindur për Art dhe për këtë Mësusi i tij e thërriste ‘’Pikaso”!

Një ditë gjatë orës mësimore, derisa Mësuesi po u spjegonte për luftën dhe çlirimin e Jugosllavisë duke potencuar se edhe ne shqiptarët e gëzojmë lirinë dhe të drejtat tona, në shenjë mospajtimi Brahimi ndërhynë, duke i thënë se Shqiptarët nuk e kan fituar lirinë dhe se Kosova është dashtë me u bashkuar me Shqipërinë, por mësuesi me qëtsi  e ule dhe i thot që të mos flas më!

te nësërmen pas përfundimit të mësimit, korrieri i shkollës i cili ishte nga ai fshat shkon në Familje dhe iu tregon që pas një debati më mësuesin dhe një djali të juaj kanë shkuar dhe e kanë lajmëruar Novicën!

Kur e mësojnë për rastin Babai Avdullahu e përgatit Brahimin se si me u përgjigj dhe

të nesërmen në mëngjes te shkolla po e prisnin milicija dhe e dërgojnë në stacionin që ishte në Galicë, aty e priste Novica Stamenkoviq ose si e  quanin ndryshe “Mira i UDB-ës”, pasi e futë Brahimin në zyre e pyet se ku i ke dëgjuar këto fjalë: nga mëesuesi? Gjyshi?, Babai? apo Xhaxhallarët?, por Brahimi i thot që duke u kthyer nga shkolla kam takuar një plak dhe ai më ka thënë që Kosova është kanë pjesë e Shqipërisë!

Novica provon që me të butë t’ia nxjerrë ndonjë fjalë por kot, atëhere fillon me maltretime fizike e psikike deri dikur vonë pasdite, kur shkon Babai i tij në stacionin e policisë, Novica i del përpara dhe i thot që ju e keni marrë në qafë djalin dhe pasi bie terri e lëshon djalin duke i urdhëruar që të nesërmen sërish të vijnë bashkë me djalin e Axhës Rizahun me qëllim që t’u nxjerrë fjalë, por edhe pas të gjitha maltretimeve djemtë nuk dhënë asnjë emër të dikujt, në fund e liron edhe Brahimin por duke dalë prej dere Brahimi i thotë në sy Novicës, që këte skam me ta lanë kurrë, e në at moment Novica e godet me shqelma!. Djali niset për në shtëpi natën i hidhëruar dhe duke ba plane se si t’i hakmerret për këtë dhunë e maltretim.

Të nesërmen në derë të shkollës e ndalin dhe i thonë që ti nuk je më nxënës në këtë shkollë dhe tek pas dy viteve familja me ndihmën edhe te mësuesit arrinë t’a regjistrojnë në shkollën e Polacit ku edhe e kryen filloren.

Duke qenë se Famëkeqi Novica, “Mira i UDB-ës” njihej për dhunën e brutalitetin që kishte ushtruar ndaj të gjithë burrave të Lagjes por edhe të 50 fshatrave të katër komunave Skenderajit, Drenasit, Mitrovicës dhe Vushtrrisë, ai si shpërblim për torturat ndaj Shqiptarëve ngritet në detyrë në Mitrovicë!

Kur Brahimi  i mbushë 20 vjet e ndjenë se kishte ardhur koha që ta qoj në vend fjalën e dhënë dhe për disa ditë rresht udhëton këmbë nga Prellovci në Mitrovicë dhe anasjelltas me qëllim që t’i përcjellë lëvizjet e Novicës, dhe një ditë e shtune në mëngjes Brahimi e futë revolen në brez dhe niset për në Mitrovicë aty ku e kishte menduar se Novica me dy truproje shqiptar bënte rrugën e përditshme dhe para “Hotel Jadranit”(ish Adriatiku), Brahimi me një feder “spirale” hekuri e godet ne kokë Novicën derisa e rrëzon për toke, ia nxjerrë revolen nga dora dhe me një “guri të kovaçit” që e kishte marrë në xhep nga Prellovci i’a ulë kokën me gjak, dhe për çudi truprojet e hutuara të cilët nuk iu besojnë syve se çfarë po ndodhte nuk e bëjnë asnjë lëvizje për ta mbrojtur!

Pasi e lë të shtrirë për të vdekur Novicën qytetarët e pranishëm të vetëdijshëm për rrezikun e djalit i kërkojnë dhe e shtyjnë që të ikë, por ky i vendosur thot jo s’largohem, le ta di se kush jam, një Shefsheti nga Klina e ultë e vetë se a ke armë dhe me mjeshtri ia heq revolen prej brezi (shoke) që mos të ia gjejnë,  dhe revolen e  sjellë pas disa ditësh në shtëpi.

Per kete veprim Brahimi dënohet me 5 vjet burg dhe pas rënies së Rankoviqit, Gjyqtari(Shabani nga Gjakova) ia ulë dënimin në një vit e disa muaj.

Para se te lirohej Brahimi nga burgu serbët bëjnë përpjekje të organizohen që t’i hakmerren kur të lirohet nga burgu, për këtë edhe Familja ban perpiekje për ta siguruar kur të lëshohet dhe e presin tek dyert për mos me u kapë me armë ndonjëri nga Familjarët,  armët i mban miku Qerim Ngucati nga Polaci, por megjithate nuk kishte patsur tetntativë serioze.

Gjatë luftës së fundit të udhëqura nga UÇK-ja, në luftimet që zhvilloheshin në Qirez përderisa kishte Helikopterin mbi kokë kishte bërë permbi 2 kilometra barkas për rreth një rrethoje gardhi për të shkuar në vendin ku kishte luftime i pari përballet me pamjet e llahtarshme të masakrës së parë në Kosovë, (e cila masakër bëri që t’ua haëp sytë të gjithëve se armiku se kishte ndërmend ta kursente as plakun, as gruan shtatzënë, e as fëmiun, dhe për ta, të gjithë ishin armiq dhe duhej zhdukur çdo njeri që flet shqip)!

Në fillim të organizimit të Ushtrisë në prill të ’98, Brahimi paraqitet së bashku me djalin e madh Ragipin 19 vjeçar dhe më drejtohet me fjalët: Djalin e ke për ku të jetë nevoja, kurse unë veç ku duhet me zanë pritë!.

Në fillim të Korrikut ishim duke u pergaditur të nisim një numër të madh të djemve nga Drenica për armatim në Shqipëri, Brahimi vjen me djalin e dytë Xhahidin dhe më thot: ta pruna edhe një ushtar, këte dërgoje per armatim!, duke e parë që djali sapo kishte mbrri moshen 15 vjeçare për ta marrë një rrugë aq të mundimshme e refuzova edhe përkundër këmbnguljes së tij dhe Xhahidit.

Shënim i veçantë: “Një ditë më luti që të shkojmë së bashku te vajza e tijë  në Abri dhe duke shkuar më pyeti çka mendon ti! i kam 10 fëmijë po që se u vrava unë, çka  do bahet me fëmijtë e mi?,  U habita me pyetjen, dhe i thash, që s’do te vritesh ti jo,  e ata qe vrahen e lënë fëmijë e familje do ta kenë kujdesin e Shtetit përherë, si ne shkollim, në punësim e në të gjitha sferat e tjera do ta kenë përkujdesjen e shtetit që do ta krijojmë”!. …, e fola ate që e ndjeva dhe ate që e besoja, dhe  sikur u lehtësuam të dytë dhe filluam bisedën se si do të çlirohemi nga pushtuesi gjakatar.

Sapo filluan luftimet kunder forca pushtuese lindi nevoja që të kem një vend për trajtimin e të plagosurve e të cilët shumica ishin civil në shtëpinë kazermë nuk kishte hapësirë të mjaftueshme, Brahimi propozoj që në odën e tij të hapet Ambulanca e cila nën kujdesin e Dr Naim Bardiqit, u trajtuan dhe u shëruan me dhjetëra ushtarë e shum civil ndër ta edhe dy luftëtar Shtetas Gjerman.

Brahimi ishte gjithëherë i gatshëm për luftë deri në sakrificë, pasi ashpërsohen luftimet i gjithë Fshati i orientojnë drejt maleve gratë dhe fëmijët,  Brahimi vendos te kthehet në kullën prej guri, bënë një bisedë me ushtarët per rreth duke j’u treguar për qëllimin dhe j’u thot: kush doni me ardhë se unë po shkoj në “Truallin e Babës e të Gjyshit” kusheriri dhe bashkëmoshatari i tij Ganiu i thot, mua më ke mbrapa dhe të dy së bashku zbresin teposhtë Çiqavicës kryelartë, në “Kullën prej Guri” në mëngjes Brahimi del në oborr dhe e shef që po i qitet rrethimi, i tregon Ganiut dhe e lutë që të del mbrapa shtëpisë e të largohet por Ganiu i vendosur i thot, me vetëdije kemi ardhur, pasi që i bëjnë ftesë për dorëzim të grumbulluar në oborrin e Kullës ua hedh dy bomba, fillojnë luftimet pa ndërprerë për nëntë (9) orë luftohet grykë me grykë, pasi që bodrumi i Kullës kishte edhe disa bunkerë enkas për luftime dhe as gazi qe e hidhnin nuk iu kryente punë, çdo përpjekje për t’u futur brenda i priste me Pushkë Trimi, pasi që e kuptojnë që nuk po mund t’ia dalin dhe po ofrohej mbrëmja kërkojnë përforcime në ora tre (3) pasdite vijnë dy tankse nga drejtimi i Dubovcit dhe pas shumë goditjesh me  predha bien Heroikisht, me 22.04.1999 Brahim Avdullah Nura së bashku me Gani Isuf Nura, nga mosbesimi që krijojnë focat serbe nuk marrin as guximit me hyrë e me vërtetuar a janë asgjësuar pasiqë asnjë armë nuk iu merret as edhe revolja në brez, as kuletat me monedha, as trupat nuk iu preken, të nesërmen e kuptojnë që paska pasë luftime në Kullen e Avdullah e Mustafes ne Lagjen Nura, kur bie nata disa ushtarë të Lagjes Ruzhdiu Nexhati dhe Xhahidi e të ndihmuar edhe nga tre ushtarë nga Gllanasella, Zymer Karqica Seladin dhe Sami Kurrumeli pran forcav serbe i nxjerrin trupat nga bodrumi i Kullës prej Guri, ndërsa në oborrin e saj gjejnë gishta të këputur e helmeta të gjakosura dhe  po at natë i varrosen në një pjesë të arës për t’u zhvarrosur e rivarrosur në varrezat e dëshmorëve.

LAVDI TË RËNËVE PËR LIRI.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë