Përkujtohet vepra dhe sakrifica e Kajtaz Muharremit

Është përkujtuar vepra dhe sakrifica e dëshmorit Kajtaz Muharremi, në 23 vjetorin e rënies së tij në luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kundër forcave serbe.

Me këtë rast, janë bërë homazhe te varri i dëshmorit në Prekaz, ku kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku, familjarët, drejtorët komunalë dhe përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta.

Kryetari Nura ka thënë se kontributi i dëshmorëve dhe martirëve është i pakontestueshëm, dhe se ata janë themeli i lirisë që e gëzojmë!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë