Lladrovci shtron iftar për Bashkësinë Islame të Drenasit dhe prindër të dëshmorëve

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shtruar Iftar për Këshillin e Bashkësisë Islame në Drenas, për prindër të dëshmorëve si dhe përfaqësues të bizneseve.
I pranishëm në këtë iftar ishte edhe kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura.
Nga Bashkësia Islame të pranishëm në iftar ishin, kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Drenas, Valon Bequku së bashku me imam të xhamive.
Në një fjalë rasti, kryetari Lladrovci ka përgëzuar Këshillin e Bashkësisë Islame në Drenas për tolerancën fetare që po vazhdojnë të tregojnë dhe humanitetin e tyre. Lladrovci tha se besimtarët myslimanë gjatë muajit të Ramazanit, dëshmojnë përulje dhe përkushtim ndaj Zotit, por edhe e forcojnë disiplinën personale si rezistencë në shumë gjëra.
Në një fjalë rasti kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Drenas, Valon Bequku falënderoj kryetarin Lladrovci për iftarin duke i uruar punë të mbarë në udhëheqjen e Komunës së Drenasit.
Fjalë rasti mori edhe kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura që falënderoj kryetarin Lladrovci dhe theksoi rëndësinë që kishte pjesëmarrja e familjeve të dëshmorëve në këtë iftar duke vlerësuar si më meritorët për tu nderuar nga ta dhe gjithë qytetarët e vendit.
Agjërim të lehtë dhe të pranuar tek Zoti për gjithë agjëruesit!