Lladrovci priti në takim Xhevdet Gashi, përfaqësues i biznesit Albasolar

Kryetari i Komunës së Drenasit, të enjten ka pritur në takim, Xhevdet Gashi, pronari i biznesit Albasolar që vepron në Zvicër e Kosovë.

Në këtë takim është diskutuar për mundësinë e vendosjes së paneleve solare në objektet shkollova për nevoja të konsumit të brendshëm të objekteve shkollore dhe mundësinë e lansimit të energjisë së tepër në rrjet.

Kryetari Lladrovci ka falënderuar biznesmenin kosovar, Xhevdet Gashi dhe ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me tutje për finalizim konkret të këtij projekti dhe ka shtuar se Komuna e Drenasit do të ofroj të gjitha kapacitetet e bashkëpunimit sipas ligjit për investimet në fushën e efiçiencës së energjisë në përdorimin e burimeve të ripertëritshme.

Xhevdet Gashi, ka falënderuar kryetarin Lladrovci për takimin dhe gatishmërinë e bashkëpunimit për realizimin e projektit dhe ka shtuar se shumë shpejtë do të konkretizojnë mënyrën e bashkëpunimit për të realizuar këtë projekt ne të mirën e qytetarëve, sidomos mësimdhënësve e nxënësve.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë