Po mbahet në qendren e ndalimit në Drenas/ Familja në Vragoli në telashe me djalin, kërcënon gruan e babain

Një 27-vjeçar në Vragoli të Fushë Kosovës u ka nxjerrë telashe sot familjes sa tij, duke i kërcënuar se do t’i vras dhe do ta djeg shtëpinë, nëse nuk i japin para. Sinjali ka mësuar detaje se si ndodhi rasti na orën 05:00 të mëngjesit, ku pati arrestime e bastisje.
Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë njoftuar se rasti u raportua në stacionin policor në Fushë Kosovë, pas orës 06:00 të mëngjesit.
Një burrë e ka denoncuar djalin e tij për telashet që ua nxori, konflikt ky qe pasoi edhe me kërcënime. Sipas burimeve të Sinjalit, i dyshuari fillimisht kishte pasur mosmarrëveshje me gruan e tij, e më pas me babain, të cilit i ka kërkuar para.
Pas presionit qe u bëri për t’i dhënë para, i dyshuari iu drejtua atyre me fjalët: “do ta djegu shtëpinë dhe do t’ju vras të gjithëve”.
Policia është vënë në lëvizje dhe ka marrë në intervistë viktimën, gruan e të dyshuarit, e cila ka deklaruar se në të kaluarën përveç dhunës fizike, bashkëshorti i saj kishte ushtruar ndaj saj edhe dhune psikike. Ajo po ashtu e ka informuar Policinë se bashkëshorti i saj posedon edhe armë zjarri.
Pas deklaratës së viktimës, Policia ka kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit me urdhër të prokurores kujdestare.
Njësia e hetimeve ka kryer kontroll në shtëpinë e tij dhe në garazh, ku janë gjetur dhe konfiskuar kontrata të shitblerjes së armëve, 3 pjesë të armëve glock mbi 20 municion të kalibrave të ndryshëm.
Gjatë kontrollit të shtëpisë në dhomën e të dyshuarit është vërejtur se ne krevatin e tij kanë qenë disa vrima, gjurmë të shkrepjes nga arma e zjarrit.
Pas përfundimit të kontrollit, rasti ndaj te dyshuarit është iniciuar si “dhunë në familje” dhe “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armeve apo materieve plasëse”.
Ndërsa ndaj të dyshuarit është marrë vendim që të dërgohet në mbajtje për 48 orë në Qendrën e Ndalimit ne Drenas.