Lladrovci pret në takim NRGZ- Group, diskutohet për mundësinë e instalimit të paneleve solare në objekte shkollore, QKMF dhe Objektin e Komunës

Kryetari Ramiz Lladrovci, sot gjatë ditës ka pritur në takim, NRGZ- GROUP të përfaqësuar nga z. Rudi Hendrickx, z.Luc Verheyen, së bashku me partnerët z. Jahir Shala, z. Roland Shala dhe përfaqësuesin për Kosovë z. Bekim Maloku, ku kanë diskutuar lidhur me mundësinë e investimeve në fushën e Efiçiencës së Energjisë, konkretisht përdorimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë (BRE).
Në këtë takim, konkretisht është biseduar për mundësinë e vendosjes së paneleve solare në objektet e shkollave të mesme, QKMF, dhe Objektin e Komunës me fuqi instaluese deri në 300kw, për nevoja të konsumit të brendshëm të objekteve shkollore, mjekësore dhe të administartës dhe mundësinë e lansimit të energjisë së tepër në rrjet.
Kryetari Lladrovci ka falenderuar përfaqësiesit e kopmpanisë NRGZ- GROUPt dhe ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me tutje për finalizim konkret të këtij projekti.
Ndërsa, NRGZ- GROUP, ka falenderuar kryetarin Lladrovci për takimin dhe mbështetjen e dhënë për këtë projekt dhe ka shtuar se gjatë muajve në vijim do të intensifikohen takimet në nivel teknik lidhur me të dhënat e nevojshme për konsum të energjisë për këto objekte, në mënyrë që të hartohet një projekt detal për munëdin e investimeve në këto projekte.