E dhimbshme: Studentja kosovare vdes rrugës për Kosovë, ishte nisur nga Italia

Studentja kosovare, Donika Nikollbibaj ka vdekur në Itali.
E reja nga Gjakova kishte marrë rrugën për Kosovë, por u aksidentua rrugës për në aeroport.
Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur familjarët përmes rrjeteve sociale.
Njoftimi i plotë:
Ah bre Donika e dajës, ma këpute shpirtin!
Sapo i përfundove studimet ne Universitetin e Veronës, e nënshkrove kontratën e punës dhe u nise për Kosovë, e vdekja tragjike te rrëmbeu në lulen e rinisë duke ti ndërprerë te gjitha ëndrrat e jetës dhe duke na lënë përjetë me zemër te thyer dhe me lot në sy!
Ngushëllime motra Verë për vdekjen e vajzës!
Ngushëllime Familjes Nikollbibaj!
Shpirti i bardhë i Donikës pushoftë në paqe!