Shpërthen kanalizimi në Skenderaj, ujërat e zeza dalin nëpër rrugë (VIDEO)

Rruga “Bislim dhe Hashim Lushtaku” në Lagjen 3 të Skenderajt ka kohë që është bërë kontaminuese për ambijentin përreth dhe rrezik për shëndetin e kalimtarëve, shkruan rajoni.org.

Atyre që kalojnë nëpër këtë rrugë u zihet fryma nga era e rëndë, e cila në këto temperature të larta është bërë e padurueshme.

Kjo rrugë dhe kjo puset e mbyllur nga e cila burojnë pashtershëm ujëra të zeza, siç duket u “ka ikur nga syri” edhe inspektorëve komunalë, ndonëse është kohë e gjatë që është në këtë gjendje. /Rajoni.org/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë