Kryetari Lladrovci përkujton dëshmorët e rënë me 18 Prill të vitit 1999

Më rasin e 23 vjetorit të rënies së dëshmorëve, Islam Kastrati, Ramadan Bytyqi, Mentor Morina, Halim Bajraktari, Mentor Gashi e Azem Hajdari, kryetari i komunës, Ramiz Lladrovci më bashkëpunëtor e familjar, të hënë kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur buqeta me lule të freskëta pranë varreve ku pushojnë dëshmorët.
Nga beteja e “Gurit të Gradinës”, ranë heroikisht dëshmorët, Islam Kastrati, Ramadan Bytyqi, Mentor Morina, Halim Bajraktari dhe Mentor Gashi. Po këtë datë, ra dëshmor edhe Azem Hajdari nga Abria.
Kryetari Lladrovci tha së dëshmorët e rënë me 18 prill, ishin në lule të rinisë, por që kishin marr armët e guximin për të mbrojtur gjysmën e atdheut të pushtuar nga forcat serbe.
Lavdi gjithë dëshmorëve!