Driton Ajazi bënë homazhe në Kleqkë: Përkujton dëshmorët e rënë te Guri i Gradinës, aty ra edhe daja i tij Mentori, 16-vjeç

Kreu i ‘Demokratëve për Drenasin’, Driton Ajazi me bashkëpuntorë kanë bërë homazhe në Kompleksin e Dëshmorëve në Kleqkë në kujtim të rënies së dëshmorëve 23 vite më parë te Guri i Gradinës: Islam Kastrati, Halim Bajraktari, Ramadan Bytyçi, Mentor Morina dhe Mentor Gashi.
Postimi i Ajazit:
Sot, në Kompleksin e Dëshmorëve në Kleqkë, bëmë homazhe në kujtim të rënies së dëshmorëve 23 vitë më parë te Guri i Gradinës: Islam Kastrati, Halim Bajraktari, Ramadan Bytyçi, Mentor Morina dhe Mentor Gashi.
Falë gjakut të këtyre trimave dhe luftës së pashoq të bashkëluftëtarëve të tyre, kjo betejë u fitua dhe Bjeshkët e Berishës u bënë kala e pamposhtur, ku strehoheshin rreth 100 mijë qytetar civil të asaj ane, Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, Radio Kosova e Lirë dhe Agjencia e Lajmeve Kosova Pres!
Në mesin e këtyre 5 dëshmorëve të rënë te Guri i Gradinës është edhe MENTOR GASHI, daja im, vetëm 16 vjeç, të cilit edhe pse i ri në moshë, nuk ju tremb syri asnjëher dhe u bë pjesë e historisë së lavdishme të UÇK-së, i cili qëndron i lartësuar si një meteor, për të na treguar se liria është më e shtrenjët se jeta!
Sakrifica e dëshmorëve, gjaku dhe vetëflijimi i tyre është bazamenti më i fuqishëm i lirisë sonë!
Prandaj, lavdi për të gjithë dëshmorët e kombit!
D.A.