Aksidenti afër ‘Kronit të Mbretit’, katër persona të lënduar, shoferi arrestohet [Foto]

Mbrëmë DrenicaOnline raportoi për një aksident të rëndë trafiku afër ‘Kronit të Mbretit’, ku ishin përfshirë tri automjete.
Policia në raportin e sotëm dërguar mediave ka bërë të ditur se nga ky aksident janë lënduar katër persona.
Shoferi që ka shkaktuar aksidentin duke dalë me veturë në kahun tjetër të rrugës, është arrestuar.
Me rastin është marrë njësiti për kintrollimin e autostadës.
/DrenicaOnline/