Zjarr i madh afër Drenasit (Foto)

Sot rreth orës 14:30 një zjarr i madh ka shpërthyer në fshatin Shtrubullovë të Drenasit.
DrenicaOnline mëson se dikush ua ka vënë zjarrin një grumbulli të gomave.
I menjëhershem ishte intervenimi i zjarrfikësve të Drenasit të cilët arritën brenda pak minutave ta shuajnë zjarrin.
DrenicaOnline iu sjell foto nga vendi i ngjarjes: