Shoqata e veteranëve të luftës në Drenas bënë homazhe në Poklek dhe Çikatovë të Vjetër

Shoqata e veteranëve të luftës, dega në Drenas kanë bërë sot homazhe në Poklek dhe Çikatovë të Vjetër.
Postimi i Enver Hajdarit, kryetarit të shoqatës:
Edhe 23 vite pas, me nderim e përulje kujtojmë masakren e tmerrshme që agresori serb bëri mbi qytetarët e pafajshëm në Poklek dhe Çikatovë të Vjetër.
Masakra e Poklekut dhe Çikatovës dhe shume masakra të tmerrshme në këto anë mbeten dëshmi e fortë e krimit kundër njerëzimit që po zhvillonte agresori serb mbi popullin e Kosovës.
Lavdi të rënëve për Lirinë e Kosovës!