Përkujtohet masakra e Poklekut dhe Çikatovës së Vjetër

Më rastin e shënimit të 23 vjetorit të masakrës së 54 martirëve të familjes Muqolli dhe Elshani në Poklek dhe vrasjes së 24 civilëve në fshatin Çikatovë e Vjetër, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci së bashku me presidenten Vjosa Osmani, kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, kanë bërë homazhe në varrezat e tyre dhe kanë vendosur buqeta me lule të freskëta.

“Dhimbja e familjarëve dhe të gjithë neve është e madhe. Kurrë nuk do ta harrojmë sakrificën e qytetarëve tanë, përball makinerisë vrastare serbe. Nuk do të harrojmë qëndresën shembullore të çdo qytetari.

Krimet e kryera në Poklek dhe Çikatovë të Vjetër, ende nuk janë ndëshkuar, përgjegjësit ende nuk kanë dalë para drejtësisë. Dhimbja jonë do të lehtësohet kur drejtësia do të vihet në vend për urdhërdhënësit dhe ekzekutuesit e këtyre masakrave”, shtoi tutje kryetari Lladrovci.

Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të Poklekut dhe Çikatovës së Vjetër!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë