Përkujtohen 6 martirët e Poklekut të Vjetër

Më rastin e shënimit të 23 vjetorit të rënies së 6 martirëve të fshatit Poklek i Vjetër, kryetari i komunës, Ramiz Lladrovci së bashku me drejtorin e Shëndetësisë, Arsim Haxhiu dhe kryetarin e fshatit, Zekë Kluna, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur buqeta me lule të freskëta, pranë varrezave ku prehen martirët e Pokleut të Vjetër të rënë me 17 Prill të vitit 1999.

Kryetari Lladrovci ka thënë se Prilli i vitit 1999, është muaji ku forcat serbe vranë e masakruan civil të pafajshëm, vetëm pse në këto vende është kërkuar liria nga robërimi shekullor serb. Lavdi gjithë dëshmorëve e martirëve të vendit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë