Driton Ajazi me bashkëpunëtorë përkujtojnë masakren e Poklekut dhe të Çikatovës së Vjetër

Kreu i ‘Demokratëve për Drenasin’, Driton Ajazi me bashkpunëtorë ka përkujtuar masakren e Poklekut dhe Çikatovës së Vjetër.

“Masakra e Pokleku, Çikatovës së Vjetër dhe shumë e shumë maskarve tjera anekënd Kosovës është një pasqyrim real se çfarë çmimi të shtrenjët kemi paguar si popull që ta fitojmë lirinë”, ka thënë Ajazi.

Postimi i plotë i Ajazit:

Sot, përkujtuam masakren e Poklek dhe Çikatovës së Vjetër.
Prill i viteve ’98 e ’99 nuk ishte si i viteve tjera, sepse në vend se të na sjellë ngrohtësi pranverore, na solli vetëm dhimbje dhe pikëllim.
Pikërisht, sot e 23 vite më parë në Poklek u ekzektuan dhe u dogjen 54 qytetar civil të pafajshëm të gjinive dhe moshave të ndryshme nga fëmijët e porsalindur e deri te pleqt, si dhe 24 qytetar të Çikatovës së Vjetër me të vetmen arsye, vetëm pse ishin shqiptar!
Masakra e Pokleku, Çikatovës së Vjetër dhe shumë e shumë maskarve tjera anekënd Kosovës është një pasqyrim real se çfarë çmimi të shtrenjët kemi paguar si popull që ta fitojmë lirinë!
Prandaj, duhet të na thërras ndergjegja secilin nga ne, që të angazhohemi dhe të punojmë fortë që amaneti i këtyre të rënëve të jetësohet dhe drejtësia të shkojë në vend për të gjithë!
Lavdia u takon të rënëve, neve përkulja para veprës së tyre!

D.A.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë