Drenori e Halilaj bëjnë homazhe në Poklek e Çikatovë të Vjetër

Xhavit Drenori së bashku me Arbër Halilajn dhe përfaqësues tjerë nga Iniciativa Qytetare “Green për Drenas”, kanë bërë homazhe në Poklek dhe Çikatovë të Vjetër.
Postimi i plotë i asamblistit Arbër Halilaj:
PËRVJETORËT E MASAKRAVE
në Poklek dhe Çikatovë të Vjetër.
Në Poklek e Çikatovë të Vjetër, në përvjetorin e 23-të të këtyre dy masakrave, e shohim nje dimension tjetër të luftës: egërsinë e njeriut ndaj njeriut. Ekzekutimi, masakrimi e djegia e kufomave civile është veti e pushtuesve barbarë.
Sot, me kolegët e I.Q.”GREEN për Drenas” ishim për nderime në këto dy lokalitete, ku u flijuan njerëz të pafajshëm për të sotmën dhe të ardhmën tonë të lirë.
Kur përqafojmë fëmijët tanë, kur dalim në shëti me familje, kur dëgjojmë brohorimat e zhurmën e nxënësve në shkollë, kur vjen blerimi i pranverës, të kujtojmë edhe fëmijët e vrarë të Poklekut, të Çikatovës së Vjetër dhe të gjithë të rënët për lirinë tonë, ëndrrat e të cilëve u këputën në gjysmë.
Pokleku, Çikatova dhe masakrat tjera i flasin ndërgjegjës sonë që të punojmë vazhdimisht për realizimin e idealeve për të cilat ata e dhanë më të shtrenjtën, jetën. LAVDI !