Aksident i rëndë trafiku në këto momente afër “Kronit të Mbretit” [Pamje]

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur tani në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, te Parku i Biznesit në Drenas, shkruan DrenicaOnline.
Lexues të DrenicaOnline kanë dërguar pamje nga ky aksident i rëndë, i ndodhur jo larg vendit të njohur si “Kroni i Mbretit”.
Tri vetura janë të përfshira në aksident ku përveç dëmeve materiale ende nuk dihet për gjendjen shëndetësore të të aksidentuarve.
Në vendin e aksidentit kanë dalë policia dhe zjarrfikësit të cilët po merren me rastin.
/DrenicaOnline/