Përkujtohet dëshmori nga Drenica, Fehmi Kerolli

Është përkujtuar sot dëshmori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fehmi Kerolli, i cili ra 23 vite më parë në altarin e lirisë.

Me këtë rast, kryetari i Komunës, Fadil Nura, bashkë me familjarët e dëshmorit, udhëheqësit e shoqatave të dala nga lufta në Skenderaj, drejtorët komunalë dhe qytetarë të tjerë, kanë bërë homazhe te varri në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë.

Homazhe dhe nderime janë bërë edhe te lapidari i martirëve në Lagjen 3 të qytetit të Skenderajt, ku janë kujtuar të rënit në luftën çlirimtare të popullit shqiptar të Kosovës.

Lavdi të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të lirisë!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë