“Jora Center” e begaton Sofren e Ramazanit me 50 pako ushqimore

Sot donatori i rregullt, kompania “Jora Center” i dhuroi 50 pako ushqimore shoqatës Bereqeti-dega në Drenas, shkruan DrenicaOnline.
Bereqeti me pranimin e këtij donacioni ka dalur në teren për ti shpërndarë tek familjet nevojtare të regjistruara tek ta.
“Bashkpunimi jonë me pronarët e Jora Center është i vazhdueshëm dhe i shkelqyer, afarsit të suksesshëm e bujarë”, thuhet në njoftimin e Bereqetit.
Ata falenderojnë donatorët për ketë donacion shumë të vlefshêm, në ketë muaj që Zoti i shumëfishon shperblimet e Tij për besimtarët./DrenicaOnline/