Aksident fatal në Llapushnik të Drenasit, vetura godet një femër

Një person duke drejtuar veturën e tij nga pakujdesia ka goditur një këmbësore duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse, raporton DrenicaOnline.
Aksidenti ka ndodhur të premten pas orës 20:00 në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, në fshatin Llapushnik të Drenasit.
Vdekjen e viktimes e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje./DrenicaOnline/
.
.