Policia deklarohet për vdekjen e Osman Bogajt nga Komorani

Të enjten rreth orës 10 e 20 minuta, në fshatin Grabanicë të Klinës ka gjetur vdekjen Osman Bogaj nga Komorani i Drenasit.

Ai vdiq pasi ra nga një lartësi derisa po punonte në ndërtimin e shkollës.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të policisë ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij, shkruan DrenicaOnline. Sot policia është deklaruar për këtë rast.

Njoftimi i plotë i policisë:
Fsh.Grabanicë, Klinë 14.04.2022-10:20. Raportohet se viktima mashkull kosovar përderisa ishte duke punuar është rrezuar. Ne vendin e ngjarjes kane dalur njësitet përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jete i viktimës dërgohet ne IML për obduksion.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë