Lladrovci pret në takim koreografin Dilaver Kryeziu

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci të premten ka pritur në takim koreografin e parë në Kosovë, Dilaver Kryeziu dhe Gentrit Mulaku nga sh.k.a “Shqipet e Drenicës”.

Kryetari Lladrovci ka falënderuar Dilaver Kryeziu për vizën dhe kanë diskutuar për festivalet që janë realizuar në Drenas e Kosovë. Edhe koreografi Kryeziu ka falënderuar kryetarin Lladrovci për pritjen dhe ka kërkuar që Komuna e Drenasit t’i ndihmoj me grumbullimin e të dhënave për botimin e librit lidhur me Revistën e Folklorit Burimor Shqiptar për historikun e saj dhe përgjithësisht për aktivitetet artistike të Komunës së Drenasit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë