Ky është i arrestuari për vrasjen në Klinë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sonte Klinën pasi një person u vra pas një përleshje në fshatin Zllakuqan.

Policia ka arritur të prangos menjëherë të dyshuarin. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se personi që u ndalua për vrasjen në Zllakuqan është Anton Ndrecaj.

Vrasjen në Zllakuqan e kanë konfirmuar edhe Policia.

“Rreth orës 18:20, policia eshte njoftu per nje plagosje, viktiam është dwrgu ne Emergjence në Peje, mjeku e ka konfirmu vdekjen e viktimes. Policia është ne vendin e ngjarjes në kërkim të të dyshuarve”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë