Zv/ministri Pupovci viziton Drenasin

Zëvendësministri i Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci sot gjatë ditës vizitoi Gjimnazin “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” në Drenas.

Zv.ministri Pupovci u mirëprit nga kryetari Lladrovci, drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Muhamet Gjoka, drejtori i gjimnazit Mentor Sahiti dhe drejtues të tjerë të gjimnazit.

Drejtori i Gjimnazit, Mentor Sahiti foli për vlerat, misionin dhe vizionin e shkollës si dhe bashkëpunimet ndërkombëtare të nxënësve të Gjimnazit “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” në Drenas.

Në një fjalë rasti kryetari Lladrovci përmendi investimet që janë bërë në gjimnazin në fjalë si dhe mbështetjen e vazhdueshme që kanë dhënë për ngritjen e cilësisë në arsim në Komunën e Drenasit.

Një fjalë rasti e mori edhe zëvendësministri Popovci, i cili u befasua me të arriturat e shkollës në nivele të bashkëpunimeve ndërkombëtare me gjimnaze të ndryshme të vendeve më të përparuara perendimore ku cilësia në arsim është në nivele më të larta. Njëherit zëvendësministri përshëndeti dhe inkurajoi udhëheqësit e gjimnazit të vazhdojnë me punën e shkëlqyer si dhe njëherit ju ofroi bashkëpunim dhe ndihmë në gjitha kapacitetet e mundshme.

Me zëvendësministrin Pupovci në vizitë ishte edhe drejtori i Arsimit Parauniversitar, Avni Rexha, i cili njëjtë sikurse Popovci mbeti i habitur me të arriturat e Gjimnazit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë