Personi nga Komorani që vdiq sot duke punuar, ndërtoi një tank para një viti

Një 50 vjeçar sot ka humbur jetën në vendin e punës në fshatin Grabanicë të Klinës.
Punëtori që u rrëzua nga kati i tretë që ishte duke punuar në ndërtimin e një shkolle, është Osman Bogaj nga Komorani i Drenasit.
Osmani ishte duke vënë llamarinë në kulmin e shkollës kur dyshohet se u rrëzua nga kati i tretë ku ndodhej në momentin fatal, shkruan Indeksonline.
Por, tanimë i ndjeri, një vit më parë ishte bërë i njohur për një talent të tij.
Ai kishte ndërtuar një tank, ku pa dyshim ishte një punim dekorues për çdo lavdatë.
I ndjeri po punonte bashkë me djemtë e tij në ndërtimin e shkollës “Azem Bejta” në Grabanicë të Klinës.