Drenicaku kërcënohet nga ish dhëndri, kjo është arsyeja

Një person ka raportuar në stacionin e policisë në Skenderaj se është kanosur përmes telefonit nga ish dhëndri i tij lidhur me ndarjen nga bashkëshortja (motrën e ankuesit).
Rasti ndonëse është raportuar dje, sipas policisë dyshohet se ka ndodhur me 9 prill rreth orës 21:00.
I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, shkruan DrenicaOnline.
Rasti me urdhër të prokurorit është hapur kanosje dhe hetimet ende po vazhdojnë.
/DrenicaOnline/