Ndodh në Drenicë, çelësat i la në kamionetë, hajnat ia morën, por s’ia vodhën dot (Video)

Një personi nga Klladernica e Skenderajt iu vodh kamioneta të shtunën.

Atë ai arriti ta gjej tri ditë më pas pasi u has e braktisur në një përrua në Qubrel të kësaj komune.

Pronari nuk dyshon në ndokënd ndërsa thotë se automjeti i tij pësoi disa dëmtime në karoseri.

Dokumentacioni dhe çelësat e Volkswagen T4, ai i linte gjithnjë në veturë por që nga ky rast kështu nuk do të veprojë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë