Pse nuk i morën mbeturinat, KRM “Pastrimi” ka një njoftim për banorët e komunës së Drenasit

Kompania Regjionale e Mirëmbajtjes “Pastrimi”, njësia në Drenas, njofton qytetarët se të hënën (11.04.2022) për shkak të festave zyrtare, nuk ka mundur të kryej shërbimin për grumbullimin e mbeturinave sipas orarit të rregullt.

Ky orar, për grumbullimin e mbeturinave do të kryhet të Mërkurën.

Zonat e ditës së hënë janë; Drenas I, Korroticë e Ulët, Zabel i Lartë, Drenas II, Lagja e Feronikelit, Drenasi III, Çikatovë e Re dhe e Vjetër, Damanek dhe Krajkovë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë