Përkujtohen dëshmorët e rënë në Negroc, Tërstenik dhe Marinë

Më rastin e shënimit të 23 vjetorit të dëshmorëve të rënë me 12 prill të vitit 1999, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, nënkryetari Arben Shala, drejtorë të drejtorive komunale, familjar të dëshmorëve dhe qytetarë, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur buqeta me lule pranë vendit ku prehen dëshmorët.

Kryetari Lladrovci më bashkëpunëtor e familjar, fillimisht kanë bërë homazhe në Kompleksin e Dëshmorëve “Pëllumbat e Lirisë” në Negroc, pastaj homazhet janë bërë edhe në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë dhe në varrezat e Dëshmorëve në Tërstenik.

Kryetari Lladrovci pas homazheve, tha se vepra e heronjve, do të mbetet mesazh i përhershëm se sa është dashur liria dhe sa e madhe ishte sakrifica e popullit tanë. “Sakrifica e dëshmorëve është pjesa më e ndritur e historisë sonë, të cilën e kujtojmë me nderim. Sot, me gjithë respektin, përkulemi para jetës e veprës së dëshmorëve, duke marr zotimin se do të punojmë për fuqizimin e vendit”, ka thënë mes tjerash kryetari Lladrovci.

Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë